Tai Chi Chuan (Taiji Quan)
Termi Tai Chi Chuan fjalë për fjale përkthehet “Grushti më Suprem”. Origjina e Tai Chi Chuan sipas studjuesve rrjedh nga ajo e familjes Chen nga viti 1820. Teoria dhe praktikimi i Tai Chi Chuan lidhet me shumë principe të filozofisë kineze duke përfshirë taoismin dhe confucianismin.
Ekzistojnë një numër formash Tai Chi tradicionale dhe moderne, të cilat i shërbejnë qëllimeve të ndryshme.
Tai Chi është një art marcial i brëndshëm. Ai quhet i brendshëm, sepse qëllimi i tij kryesor është kultivimin i energjisë së brendshme Chi (që është energjia e Jetës), nëpërmjet lëvizjeve të buta dhe të vazhdueshme të cilat kryhen me një mënyrë të relaksuar dhe ekuilibruar të trupit, ku praktikuesi mer dhe nxjer frymë thellë dhe qetësisht gjatë veprimeve. Duke e përqëndruar vëmendjen vetëm në lëvizjet e formës, praktikuesi fiton një gjendje qetësie dhe qartësie mendore.
Stërvitja në Tai Chi së pari përfshin të mësuarit rutina solo, të njohura si forma
(taolu). Përvec lëvizjeve të ngadalta dhe të gjata, disa stile Tai Chi përmbajnë
forma me një ritëm me të shpejtë. Disa shkolla tradicionale Tai Chi mësojnë ushtrime
me partner si Shtytje-
Stilet
Janë 5 stile të mëdha Tai Chi Chuan, secili i emëruar sipas familjes kineze nga e cila ka origjinën:
Renditja sipas moshës është si e listuar më sipër. Renditja sipas popullaritetit është Yang, Wu, Chen, Sun, Wu/Hao.
Sot Tai Chi është e përhapur në mbarë Botën. Shumë njerëz i bashkohen Tai Chi-
Filozofia e stilit është e lidhur me Yin dhe Yang. Nxënësve u mësohet të mos i kundërvihen ose rezistojnë një sulmi në mënyrë të drejtpërdrejtë (forcë me forcë ose Yang me Yang), por duke e mënjanuar dhe shoqëruar atë me butësi (Yahg me Yin), duke qëndruar në kontakt fizik derisa kjo forcë sulmuse të vetëshkatërrohet ose pas neutralizimit,duke e kthyer atë në kundërsulm. E thënë ndryshe, ky ekuilibër në luftim i Yang me Yin ose Yin me Yang, është qëllimi kryesor marcial i Tai Chi Chuan. Në praktikimet me partner u kushtohet rëndësi ndjeshmërisë ndaj lëvizjeve të partnerit dhe ruajtjes së qëndrës së gravitetit. ”Kapja” e qëndrës së gravitetit të kundërshtarit është një nga qëllimet kryesore që u mësohet nxënësve.
Klikoni ktu për klasat Tai Chi
Masters |
Chin Woo Kung fu |
Shaolin Kung Fu Chan |
Taolu |
San Shou Sanda Kickboxing |
Time Table |
Video |